Hapësire reklamuese

Politikë

Burri i Delina Ibrahimajt qëlloi me thikë drejtorin e ATK-së, Duka: Çfarë duhet të ndodhë më, që një ministre të japë dorëheqjen?

Shkruar nga Newsbomb
Burri i Delina Ibrahimajt qëlloi me thikë drejtorin e ATK-së,
Agron Duka

Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar në lidhje me sherrin e ndohur disa muaj më parë, ku bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes Delina Ibrahimaj, qëlloi me thihë drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive.

Duka me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Ibrahimaj nuk mund të vazhdojë të drejtojë një ministri pas këtij skandali.

Ai madje shton se postet publike nuk janë poste familjare dhe se ministrja nuk mundet të vazhdojë punën pas një incidenti të tillë.

Postimi i plotë:

Çfarë duhet të ndodhë më, që një ministre të japë dorëheqjen?

Incidenti me bashkëshortin e një ministreje, zonjës Delina Ibrahimaj, është padyshim një ngjarje që meriton vëmendje. Kjo për dy arsye: E para, për sulmin fizik ndaj një qytetari, ndaj një zyrtari publik, i cili për shumkënd mund të jetë një plagosje e lehtë, por për të është padyshim një sulm i frikshëm dhe i rrezikshëm. Por, mbi të gjitha ka të bëjë me moralin e një një punonjëseje të nivelit të lartë.

Burri i ministres dhunon dhe sulmon me mjet prerës ish-vartësin e saj, për të ndikuar në një emërim!

Kaq mjafton që ministrja të largohet nga detyra. Postet publike nuk janë poste familjare ku ministrinë e drejtojnë bashkërisht ministrja dhe burri i saj. Praktika është në fakt e përhapur, pasi në ministritë ku drejtojnë gratë, burrat shndërrohen në menaxherë të institucionit për llogari të bizneseve të tyre.

Përgjegjësia publike e zyrtarëve është po aq e madhe dhe e rëndësishme sa edhe përgjegjësia ligjore. Ndaj një ministre nuk mund të vazhdojë të drejtojë një institucoin, pas një incidenti të tillë. Ministrat nuk janë vetëm teknicentë në krye të institucionit, por janë edhe modeli i sjelljes në raport me publikun dhe ligjin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese