Hapësire reklamuese


Politikë

"Burra çyrykë", Berisha-Ramës: Kopuk, s'do e kishe kaluar Qafën e Buallit pa të tredhur dibranët, por janë të mençur

Shkruar nga Newsbomb
"Burra çyrykë", Berisha-Ramës: Kopuk, s'do e
Kryetari i PD, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mbrëmjen e sotme nga Kamza deklaratën e Kryeministrit Edi Rama i cili i tha grave në Peshkopi se gjysma e burrave janë çyrykë.

Berisha tha se Rama përdor gjuhë kopuku ndërsa shtoi se nuk do ta kishte kaluar Qafën e Buallit pa e tredhur dibranët.

Për këta të fundit, kryedemokrati Sali Berisha tha se janë të mençur dhe se e dinë që i tredhuri nuk tredhet.

"Shkoi në Peshkopi dhe me gjuhën e një kopuku, u tha se zonja, gjysma juaj i ka burrat çyrykë.

Tani unë i them Edi Ramës, ta dish mirë se në ligj, në Kanun dhe në ligjin e sotëm, Qafën e Buallit nuk do e kishe kaluar kurrë ti pa të tredhur dibranët.

Por ata nuk ka burra më të mençur. E dinin që i tredhuri nuk tredhet më. Kaq mund t’i themi."-deklaroi Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese