
Kryeministri Edi Rama ka reaguar së fundmi në rrjete sociale duke iu drejtuar kreut të opozitës, Sali Berisha me një shkrim ironik.
“Bufi i Kënetës” është termi që Rama përdor për t’iu adresuar Sali Berishës, duke e quajtur një plaçkitës, i cili “jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë”.
Referuar deklaratave të fundit të opozitës, të cilët akuzojnë Ramën dhe qeverinë e tij për presion të shtuar ndaj drejtësisë, lideri i Partisë Socialiste duke përdorur metaforën thotë se ai është armiqësor me diversitetin, i cili helmon veten dhe të tjerët.
“BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”, shkruan Edi Rama.