Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Braçe akuzon demokratët: Po u japin fëmijëve molotovë në duar, ku janë Avokati i Popullit dhe organizatat e fëmijëve?

Shkruar nga Newsbomb
Braçe akuzon demokratët: Po u japin fëmijëve molotovë
Deputeti socialist Erjon Braçe

Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me tensionin dhe konfliktin e ndodhur mes socialistëve dhe demokratëve në korridoret e Kuvendit gjatë Komisioneve Hetimore.

Një akt i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të mërkurë në ambientet e brendshme të Kuvendit, ku është cënuar fizikisht Milva Ekonomi.Mbi këtë reagoi ashpër Grupi Parlamentar i PS, si dhe nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi i cili denoncoi dhunën e demokratëve.

Erion Braçe ka reaguar i ashpër ndaj këtyre ndodhive, ku sipas tij opozita po përdor në mënyrë të paligjshme edhe minorenë që u jepen në duar armë vdekjeprurëse.

Braçe i bën thirrje avokatit të popullit dhe organizatave për të drejtat e fëmijëve, që të reagojnë për shfrytëzimin e të miturve nga opozita.

“PSE HESHTIN? PSE?
NGA KUSH KANE FRIKE TE THONE TE VERTETEN;
TE DESHMOJNE KRIMIN E TMERRSHEM QE U BE ME FEMIJET, NE PROTESTEN E DHUNSHME TE PD!

Degjoni, ne protesten e dhunshme u konsumuan nje mori KRIMESH TE RENDA;

1. PERDORIMI I FEMIJEVE dhe PERFSHIRJA E TYRE NE AKTE TE RENDA KRIMINALE SIC GJUAJTJA ME MOLOTOVE MBI POLICINE E INSTITUCIONET, SHKATERRIMI ME SENDE TE FORTA I PRONES;

2. VENIA NE DUAR TE FEMIJEVE TE ARMEVE VDEKJEPRURESE SIC MOLOTOVI;

3. SULMI ME ARME VDEKJEPRURESE SIC MOLOTOVI ndaj POLICISE dhe cenimi deri ne rrezikim serioz te JETES SE TYRE;

4. SULMI ME ZJARR ME INTESISTET TE FORTE, INSISTIMI per te DJEGUR SELINE QENDRORE TE PARTISE SOCIALISTE, dike cenuar rende lirine politike ne kete vend;

5. SULMI ME TE NJEJTAT ARME NE FILLIM-MOLOTOVE, kur nuk u be hic kujdes, sidomos para selise se PS, ku gazetaret i rrezikuan te digjeshin, ME PAS ME DHUNE ne rruge afer qendres se Tiranes, duke i penguar te bejne punen e tyre.

Tani kam dy pyetje;
E para, AVOKATI I POPULLIT, organizatat qe mbrojne LIRITE e TE DREJTAT E NJERIUT, TE DREJTAT E FEMIJEVE, perse HESHTIN! PERSE NUK QENDROJNE PARA KRIMEVE QE U KRYEN E U DESHMUAN PUBLIKISHT? NGA KUSH TREMBEN?

E DYTA, PO POLICIA E SHTETIT PERSE NUK REFERON PERDORIMIN E FEMIJE DHE PERFSHIRJEN E TYRE NE AKTE TE RENDA KRIMI E TERRORI? PERSE!

Ne kete vend, NUK KA NDOSHUR KURRE TE REKRUTOHEN, ARMATOSEN E PERFSHIHEN NE AKTE TERRORI FEMIJET!

FLISNI, MOS HESHTNI!
Cudia nuk duhet te zgjase tre dite!!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese