
Partia Socialiste me në krye kryetarin e saj, Edi Ramën, arritën që të marrin një rezultat “të hekurt” në zgjedhjet e 11 Majit. Mbi 730 mijë shqiptarë i besuan kreut të qeverisë për t’i udhëhequr edhe për një mandat të katërt, duke “sfumuar” kështu Partinë Demokratike të cilët në zgjedhjet e së dielës shënuan disfatën e tyre të radhës.
E pas përfundimit të numërimit të qendrave të votimit në rag vendi dhe shpalljes së fitores së radhës së kryeministrit Rama, një valë urimesh kanë mbërritur nga liderë dhe personalitete të larta në skenën ndërkombëtare.
Kryeministria, presidenta e figura të shquara politike kanë përgëzuar Ramën për rezultatin e “korrur” dhe kanë shprehur dëshirën për të thelluar bashkëpunimin e tyre me Shqipërinë në vitet që vijnë.
Urimi i Presidentit Emmanuel Macron:
Urime Edi Rama, mik i dashur, për fitoren tuaj në zgjedhjet legjislative. Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane.
Do të takohemi përsëri të premten për Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe për një vizitë që duhet të na mundësojë të forcojmë më tej partneritetin tonë!
Urimi i Presidentit të Emirateve të Bashkuara Mohammed bin Zayed Al Nahyan:
Urime të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Lidhjet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë kanë parë një rritje të fortë vitet e fundit dhe jam i bindur se së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillimin e mëtejshëm në të mirë të kombeve dhe popujve tanë!
Urimi i presidentes së Italisë Giorgia Meloni:
Dëshiroj t’i dërgoj urimet më të sinqerta kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin e tij si drejtues i qeverisë shqiptare.
Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një vullneti të përbashkët për të përballuar sfidat globale me zgjidhje inovative.
Ne do të vazhdojmë të punojmë për të konsoliduar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë!
Urimi i kryeministrit britanik Keir Starmer :
Urime @ediramaal për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë për të sjellë rezultate për njerëzit që punojnë në të dy vendet tona!
Urimi i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez:
Gëzuar, Edi Rama për fitoren bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në shumicë përpjekjet që Shqipëria t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Urime!
Urimi i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban:
Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t'ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së!
Urimi i kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkovic:
Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren në zgjedhje! Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të @NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare. Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten!
Urimi i presidentes të KE-së Ursula von der Leyen:
I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së! Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë!
Urimi i Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa:
Urimet më të përzemërta i dashur Edi Ram për këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë!