Hapësire reklamuese


Politikë

Blerje votash publikisht? Adriana Kalaja: Kush më mbështet, shpërblehet me 1,000 euro, 500 euro dhe 200 euro (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Blerje votash publikisht? Adriana Kalaja: Kush më mbështet,
Adriana Kalaja

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun Tiranë në zgjedhjet e 11 Majit, Adriana Kalaja, ka publikuar një video në rrjete sociale ku i bën thirrje ndjekësve për mbështetje.

Si asnjëherë më parë, Kalaja thotë se do të shpërndajë para për ata që do ta votojnë. Adriana Kalaja premton tre çmime për votuesit e saj.

Çmimi i parë me 1 mijë euro shpërblim, i dyti më 500 euro dhe i treti me 200 euro. Fituesit sipas saj do shpallen 1 ditë para zgjedhjeve, më 10 Maj, ora 19:00.

Sipas procedurës i takon KQZ-së dhe Task-Forcës ta verifikojë nëse kjo është shkelje ligjore apo jo.

Adriana Kalaja

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese