
Erion Braçe, socialisti i vjetër dhe me një karrierë të gjatë politike mbi supe ka rezultuar të ketë qenë dhe një ndër kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 11 Majit.
Ndonëse u shkëput nga Divjaka dhe u soll në njësinë nr.5, Braçe arriti që të fitonte besimin e mbi 20 mijë tironsve duke e listuar në vendin e dytë si kandidati më i votuar në qarkun e Tiranës.
Së fundmi ka qenë vetë socialisti i cili ka folur për këtë rezultat të tijin. Teksa ka falenderuar të gjithë ata që i besuan, e votuan dhe bënë fushatë për të, Braçe nuk ka fshehur emocionet kur erdhi puna për te babai i tij i moshuar.
Pjesë nga intervista:
Sa janë lodhur familjarët gatë kësaj fushate me ju?
Braçe: Më shumë duhet të jenë shqetësuar sesa lodhur në fakt. Ma ka bërë shumë përshtypja dhe do doja t’i ngjaj deri në fund. Lëvizja në Tiranë dhe më thoshin ‘babai juaj ka takuar shumë njerëz’. Ishte surprizë e madhe.
Bëri fushatë babai juaj për ju?
Braçe: Jo vetëm ai, por edhe nga krahu tjetër,. Pjesa tjetër e familjes sime, vjehrri, vjehrra ime, që jam shumë i habitur.
Nuk e dinit që babai juaj dilte…?
Braçe: Jo, është 82 vjeç. E kam parë te liqeni që bën po aq ecje sa bëj unë, por nuk ma priste mendja që do dilte të takonte njerëz. Apo edhe vjehrri im që është në të njëjtën moshë me babanë dhe dilte deri në Shëngjergj për mua. Më ka bërë shumë përshtypje. Këto vota dua unë. Se ka vota që nuk i dua, iu neveris dhe nuk i kam marrë kurrë.
Kujtojmë se Erion Braçe ka arritur të sigurojë deri më tani 20261 vota, ndërkohë që në vend të parë me mbi 1 mijë vota qëndron ministri Blendi Gonxhja.
