Drejtuesi i emisionit të njohur "Opinion", ka treguar mbrëmjen e kësaj të enjte një rast skandaloz të ndodhur gjatë hetimit të një personazhi publik. Sipas tij, kur ka shkuar në prokurori i kanë marrë celularin dhe të gjitha gjërat personale që kanë dalë, hetuesit ua kanë shpërndarë gazetarëve.
Megjithatë, gazetari Blendi Fevziu theksoi se nuk ishte i sigurt nëse bëhej fjalë për SPAK apo ndonjë prokurori normale.
“Dje më referuan një rast, nuk e di ta them nëse është në SPAK apo në Prokurorinë normale, këtë nuk e them dot, por më thanë që një telefon i hapur për arsye hetimi specifik, i janë marrë gjërat personale që kanë qenë dhe janë shpërndarë nëpër gazetarë.
Nëse ndodh kjo dhe nëse ndodh që ky person kryen një gjë, një akt ndaj vetes, kjo pastaj e çon gjithë shoqërinë në një dramë. Siç ke të drejtën të hetosh, duhet të kesh dhe ruajtjen e sekretit hetimor”, u shpreh moderatori Blendi Fevziu.