Biznesmeni Ilir Rrapaj, i shoqëruar nga avokati i tij Ardian Leka po jep dëshminë para Koncesionit të Sterilizmit. Në seancë, Rrapaj foli rreth background-it të tij akademik dhe profesional, duke deklaruar se studimet e tij në mjekësi në Shqipëri u ndërprenë në vitin e katërt për t’iu përkushtuar sipërmarrjes në Itali.
Ai sqaroi po ashtu se nuk mban mend burimin e saktë të kapitalit për kompaninë e parë së ndërtimit dhe as xhirot vjetore. Përsa i përket marrëdhënies së tij me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, Rrapaj theksoi se, megjithëse ndajnë origjinën nga Vlora, e kishte njohur atë personalisht vetëm në vitin 2013.
Pyetjet e Vokshit u përqendruan tek disa komunikime në emaile, të cilat Rrapaj i justifikoi si pjesë e detyrave të tij zyrtare dhe jo të lidhura me koncesionin. Sipas tij, termin "vlla" e përdorte duke qenë se ishte nga Vlora.
Ai po ashtu sqaroi marrëdhënien e tij me ish-ministrin Ilir Beqja, duke e përshkruar atë vetëm si njohje profesionale nga aktivitetet publike.
Pjesë nga diskutimi:
Vokshi: Ku keni studiuar?
Ilir Rrapaj: Kam studiuar mjekësi në Shqipëri, por e kam ndërprerë në vitin e katërt dhe më jam marrë me sipërmarrje në Itali.
Ilir Rrapaj: E pyetur për kompaninë e tij të parë të ndërtimit, ai tha se nuk e mban mend se ku e ka siguruar kapitalin e tij.
Vokshi: Sa njerëz të punësuar keni pasur?
Ilir Rrapaj: Kompania ime ka pasur deri në 30 persona, por në vite kam pasur pafundësisht bashkëpunëtorë të jashtëm.
Vokshi: Sa ka qenë xhiroja vjetore e kompanisë tuaj
Ilir Rrapaj: Nuk di sa ka qenë, ka pasur vite me 100 mije euro, por ka pasur vite edhe me 1 milion euro.
Vokshi: A e njihni Klodian Rjepajn?
Ilir Rrapaj: Deri në shkurt të vitit 2023, kam pasur dijeni se kush ka qenë. Kam 15 muaj që ndaj të njëjtën rezidencë, dhe tani mund të them që e njoh. Fjala mik ka një kuptim shumë të veçantë, pasi të jesh mik do të thotë që është një gjë e rrallë. Udhëtimi im akademik është shumë i largët nga udhëtimi i tij akademik në fjalë. Konfirmoj që nuk e njoh. Ne kemi qenë nga shkolla të ndryshe dhe e kam takuar mbas 20 vitesh.
Vokshi: Kur e keni takuar për herë të parë?
Ilir Rrapaj: E kam takuar për herë të parë zyrtarisht nga afër në një aktivietet publik në vitin 2013, pas zgjedhjeve.
Avokati: Kjo pyetje për njohjen është bërë pjesë e akuzës, pasi Prokuroria thotë se keni qenë në të njëtën shkollë të mesme dhe të dy janë nga Vlora, por nuk njiheshin me njëri tjetrin.
Vokshi: Për cfarë keni folur?
Ilir Rrapaj: E kam komplimentuar për karrierën postin sifidues që kishte marrë përsipër.
Vokshi: Si jeni vënë në dijeni për sterilizimin?
Ilir Rrapaj: Përmes ortavëve të mirë me biznesit.
Vokshi: Po ato emaliet vlla, me këto kofidenca pas këtij takimi që bëtë në vitin 2013.
Ilir Rrapaj: Zonjë, më lejo t’iu kujtoj që jam nga Vlora. Shkurtimi “vlla” mund të marrë tonalitete nga kërcënimi më i rëndë, deri te një likuidim rutinë të një bisedë. Prandaj po ua kursej këtë gjë. Të gjitha këto emaile kanë qënë në kuadër të një detyre zyrtare nga shoqata që përfaqësoja, në fazat fillestare për të finalizuar marrëveshjen. Emaliet nuk kanë lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Vokshi: Pra mqs ishit nga Vlora, ia lejuat vetës të shprehësisht me “fratelo”, “vlla”.
Vokshi: A keni njohje me Ilir Beqjan?
Ilir Rrapaj: Kam njohje vetëm si personazh publik, si ministër.
Vokshi: Kur e keni takuar për herë të parë?
Ilir Rrapaj: Në të njëjtin aktivitet.
Vokshi:A e njeh Edi Ramën?
Ilir Rrapaj: E kam njohur fizikisht në të njëjtin aktivitet.