Hapësire reklamuese

Politikë

Beteja ligjore për vulën e PD-së, Basha tregon se çfarë do të ndodhë nëse humb

Shkruar nga Newsbomb
Beteja ligjore për vulën e PD-së, Basha tregon se
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim në qytetin e Vlorës me mbështetësit politikë.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk duhet të jenë tango e së vjetrës dhe së keqes që ka pushtuar vendin, por një ristrukturim i saj.

Sipas Bashës, për të vazhduar rrugën drejt zhvillimit ai u ka dhënë shqiptarëve alternativën e duhur, pasi partia politike ekziston, njerëzit po ashtu si edhe programi është prezantuar, ndërsa e vetmja që i pengon është diskutimi që po bëhet aktualisht për emrin e partisë.

Shqiptarët anembanë Shqipërisë të kenë mundësinë të votojnë programin që meritojnë sepse shqiptarët meritojnë më shumë, sepse Shqipëria meriton më shumë sesa Tango e vjetër që do ti mbajë pengë në analet e vjetëruara të korrupsionit dhe krizës ekonomike ku e ka zhytur vendin.

Partia politike ekziston, kemi njerëzit, kemi programin që sapo e kemi shpallur, dhe ajo që diskutohet është emri”,- tha Basha.

Ish-kreu demokrat, Basha ritheksoi gjithashtu se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit, që i la vulën dhe logon ish-kryeministrit, Sali Berisha, pasi e cilëson këtë vendim të padrejtë.

Nëse Basha humbet këtë betejë, që e cilëson një pazar dhe konspiracion kundër demokratëve dhe shqiptarëve, ai shprehet se demokratët euroatlantikë do të jenë një zgjedhje dhe alternativë në listat e kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme.

Duke çuar rekursin në Gjykatën e Lartë ne nuk pranojmë padrejtësi, dhe padrejtësia të bëhet normë në këtë vend. Dhe ka filluar puna për fushatën e ardhshme dhe t’ju paraqitet shqiptarëve me logon e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Por nëse pazari dhe konspiracioni, kundër demokratëve dhe shqiptarëve do ta pamundësojë këtë, pa diskutim demokratët euroatlantik do të jenë zgjedhje, me program alternativë dhe lista e kandidatëve tanë nuk do ju mungojë shqiptarëve”,- përfundoi Basha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese