Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Besnikët e Metës protestojnë për kryetarin e tyre, policia rrethon SPAK-un

Shkruar nga Newsbomb
Besnikët e Metës protestojnë për kryetarin e tyre, policia
Fotomontazh, Ilir Meta, forca policie perpara SPAK

Pak minuta na ndajnë nga fillimi i protestës së lajmëruar nga Partia e Lirisë përpara SPAK, ndërsa dhjetëra forca policie kanë rrethuar dhe siguruar perimetrin e sigurisë së Gjykatës së Posaçme.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se përfaqësues i Partisë së Lirisë që do të jetë prezent në protestë është dhe avokati Genc Gjokutaj. Sipas Lalës, Gjokutaj pritet të dorëzojë në SPAK dhe një kallëzim penal kundër policëve që arrestuan kreun e tyre në 21 tetor.

Në protestë do lexohet një mesazh i presidentit të Partisë së Lirisë. Në SPAK ka prani të policisë. I vetmi përfaqësues i PL është Genc Gjokutaj, që është avokati i Metës. Gjokutaj pritet të depozitojë kallëzim penal për policët që arrestuan Metën.

Do të duhet të presim mbështetësit e zotit Meta, pasi kundërshtojnë hetimin që po zhvillohet ndaj presidentit të PL. Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi nuk do të jetë në protestë, për ta mbështetur presidentin e PL”, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Ka qenë vetë lideri i tyre, Ilir Meta i cili ka urdhëruar nga qelia e burgut mbajtjen e një tubimi kundër vendimeve të SPAK, kryesisht për burgosjen e tij. Sekeretari i Përgjithshëm i PL, Tedi BLushi ka ndarë një ditë më parë detaje nga kjo protestë teksa e ka cilësuar SPAK-un si një “kobure” në duart e kryeministrit Edi Rama.

Blushi thotë se ky institucion po përdoret nga qeveria kundër demokracicë, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe opozitës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese