
Agron Shehaj/ Sali Berisha
Deri në këto momente, ora 14:30 në të gjithë vendin janë numëruar 2335 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.
Nga shifra zyrtare të KQZ votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.
PS deri në këto momente ka 83 mandate, PD e cila më herët kishte 51 mandate, tani numëron 50 pasi Mundësia e Agron Shehajt i “mori “ një mandat duke siguruar dy mandate në total.
PSD-ja e Tom Doshit e cila është forcë e tretë politike në Kuvend ka marrë 3 mandate, “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat dhe Lëvizja Bashkë një mandat.
Sondazh
Poll