Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha zbulon arsyjen pse nuk mori pjesë në Kuvendin e Kosovës: Nuk do të shkoja kurrë në Prishtinë pa u plotësuar këto kërkesa

Shkruar nga Newsbomb
Berisha zbulon arsyjen pse nuk mori pjesë në Kuvendin e Kosovës:
Sali Berisha ne seline blu

Teksa në Prishtinë po zhvillohet Kuvendi i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, në sallën e mbushur me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, mungon prezenca e liderit demokrat, Sali Berishës.

Në një takim me gazetarë në selinë blu, Berisha ka treguar arsyjet përse nuk ka marrë pjesë në këtë mbledhje të përbashkët.

Kreu i Partisë Demokratike tha se nuk mund të shkonte kurrësesi në Kosovë pas gjithë dëmeve që qeveria jonë i ka sjellë kombit kosovar. Ai bëri fajtor Ramën për pengesat që ka sjellë për votimin dhe miratimin e dëminit të gjenocidit derb.

Gjithashtu Berisha tha se kënga e Shkutre Fejzës “Mora fjalë”, është ndaluar për tu kënduar në staiumin tonë me urdhër të Edi Ramës.

Sali Berisha: Nuk do shkoja në asnjë rrethanë pa votuar rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

Pa kërkesë ndjese, vërtet qeveria përfaqëson, por janë qytetarët e Kosovës gjithashtu, por duhet kërkuar ndjesë qytetarëve të Kosovës për sanksionet që vuri Shqipëria.

Duhet kërkuar ndjesë qytetarëve të Kosovës për bashkërendimin me Vuçicin që veriu i Kosovës të merrej në dorëzim nga NATO.

Duhet kërkuar ndjesë qytetarëve të Kosovës për përpjekjet për të përmbysur qeverinë e vet, gjer te ndalimi i këngës, himnit të Adem Jasharit, akti më simbolik, më domethënës.

E lexova tre herë atë këngë, nuk ka asnjë presje që të nxisë armiqësira, racizëm, por ama i këndon një heroi, të cilin bota nuk e ka.

Nuk ka një komb tjetër që një luftëtar të luftojë tre ditë e net me të madh dhe të vogël në shtëpi, të mos ikë, ndërkohë që i kisha të gjitha mundësitë që të tërhiqej.

Kemi pasur një rast, Oso Kukën me nipin, kurse Adem Jashari kreu këtë akt më madhështorin në hierarkinë e heroizmave dhe Edi Rama i ndalon këngën pasi u lejua, pasi Shkurte Fejza këndoi në stadiumin e Tiranës. Pra janë këto akte.

Të shkoja unë në Prishtinë me Pashiqin? Si mund ta bëja unë këtë? Kurrë. Unë nuk shkoja kurrë me Pashiqin në Kosovë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese