Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha uron Krishtlindjet dhe u premton të rinjve: Sapo të fitojmë zgjedhjet do të rihapim sërish TikTok-un

Shkruar nga Newsbomb
Berisha uron Krishtlindjet dhe u premton të rinjve: Sapo të
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka dënuar sërish vendimin e marrë dy ditë më parë nga qeveria Rama për mbylljen e rrjetit social “TikTok”.

Duke mos hedhur poshtë anën negative që ky aplikacion ka, sipas liderit të demokratëve duhet të kontrollohen elementët që e keqpërdorin këtë rrjet social dhe se mbyllja e tij është një censurim i fjalës së lirë.

Ndër të tjera kryetari i demokratëve thekson se pasi Partia Demokratike të fitojë në zgjedhjet e majit akti i parë që do të bëjë qeveria e tij do të jetë rihapja e “TikTok”.

“I garantoj të rinjtë se akti i parë pas zgjedhjeve të 11 majit do të jetë hapja përfundimtare e TikTokut dhe ndëshkimi i xhelatit të fjalës së lirë për krim kushtetues”, tha ai, duke uruar më pas të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindje.

“Edhe njëherë shfrytëzoj këtë rast për të uruar për Krishtlindje të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, por edhe joshqiptarë, kudo që janë, gëzuar këtë ditë në të cilën lindi hyji dhe burri, që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në vlerat, moralin e qytetërimit perëndimor”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt prej xhelati të fjalës së lirë të narkodiktatorit Edi Rama.

Sikundër paralajmërojmë masa të përshkallëzuara kundër censurës dhe mbylljes së kësaj platforme, për të cilën duhet ta njohim këtu, është platforma më e ndjeshme ndaj postimeve me dhunë.

Unë nuk them se kanë anë negative, por elementët që i keqpërdorin, duhen kontrolluar ata dhe jo TikToku, dhe jo FB, Instagrami apo mediat e tjera.

Kështu që akti është ekuivalent. Unë nuk di vend tjetër ta ketë ndaluar TikTokun në botë, por sigurisht do e ndjekin edhe diktatorët e tjerë këtë.

E dënoj me ashpërsinë më të madhe. Unë i siguroj gjimnazistët dhe studentët, sepse thotë jam këshilluar me prindërit, le që nuk është këshilluar fare, me prindërit që nuk e përdorin TIkTokun, nuk ke pse këshillohesh. Duhet të këshillohesh me ata që e përdorin, kjo dihet që është pasioni i të rinjve.

I garantoj të rinjtë se akti i parë pas zgjedhjeve të 11 majit do të jetë hapja përfundimtare e TikTokut dhe ndëshkimi i xhelatit të fjalës së lirë për krim kushtetues.

Sepse po shkel nenin 22 të Kushtetutës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese