Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha ultimatum deputetëve: Nuk kemi para, takoni sa më shumë shqiptarë në diasporë dhe paguani vetë shpenzimet

Shkruar nga Newsbomb
Berisha ultimatum deputetëve: Nuk kemi para, takoni sa më shumë
Pamje nga mbledhja

Kreu i demokratëve, Sali Berisha gjatë një takimi me deputetët e vet ka shpalosur dhe qëllimet për zgjedhjet e majit.

Ai u bëri thirrje deputetëve që të zhvillojnë sa më shumë takime me shqiptarët nëpër diasporë dhe të gjitha këto takime do t’i duhet t’i financojnë vetë. Berisha theksoi se buxheti është modest dhe nuk mund të përballojnë takime nëpër salla luksoze.

“Grupi parlamentar, çdo deputet është i ftuar të koordinojë me qendrën këtu çdo takim të mundshëm që mund të organizojë me emigracionin. Nuk i bazojmë në salla të mëdha dhe luksoze se janë të kushtueshme. Matemi modestisht dhe nuk duam ti rëndojmë. Ne do të bazojmë fushatën në qindra takime që secili prej jush mund të organizojë aty ku ka lidhjet dhe mundësitë”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit:

Grupi parlamentar, çdo deputet është i ftuar të koordinojë me qendrën këtu çdo takim të mundshëm që mund të organizojë me emigracionin. Nuk i bazojmë në salla të mëdha dhe luksoze se janë të kushtueshme. Matemi modestisht dhe nuk duam ti rëndojmë. Ne do të bazojmë fushatën në qindra takime që secili prej jush mund të organizojë aty ku ka lidhjet dhe mundësitë. Ne duhet të qëmtojmë dhe të në mënyrë gjatë kësaj periudhe të përparësojmë këto takime. Së dyti, dhe në Berat e shtrova. Dhe ju duhet ta shtroni me çdo qytetar. Nëse bindim çdo demokrat ta bëjë këtë kjo sjell dy tre fishimin e elektoratit tonë. Ka një urrejtje të madhe ndaj Edi Ramës dhe qeverisë.

Luftë të egër brenda llojit. Të shpëtojë ai që mundet. Janë kthyer në një lukuni ujqërish që duan të shqyejnë njëri-tjetrin për krimet që kanë kryer. Këto janë avantazhet tona. Ne i shpjegojmë dhe paraqesim alternativën për çdo shqiptar të shpëtojë vendin e tij më 11 maj. Do bëni edhe sipas mundësive që keni. Të organizohen grupe deputetësh, 4 5 6 mund të shkojnë në SHBA. Vetëkuptohet me shpenzime personale. Ky është buxheti. Të tjerë mund të shkojnë në Gjermani, Greqi dhe kudo që keni lidhjet më të mira. Përdoren klubet, lokalet e shqiptarëve, sallë shkolle kishin marrë në Britani. Gjëra me çmime të përballueshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese