Në grupin e Partisë Demokratike janë kthyer të gjithë deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha, por jo Sali Berisha.
Ditën e sotme, Kuvendi ka shpjeguar se Berisha u la jashtë Grupit Parlamentar, për shkak se ai nuk ka qenë anëtar i grupit të PD që prej nisjes së kësaj legjislature.
“Në datën 9 prill 2024 Kuvendi është njoftuar nga z. Gazment Bardhi mbi ‘Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature.’ Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike," thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Sondazh
Poll