Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha: Tërheqja e deputëve për të mos marrë dëshminë time në Komisionin Hetimor Parlamentar, i planifikuar nga Rama

Shkruar nga Newsbomb
Berisha: Tërheqja e deputëve për të mos marrë
Ish-kryeministri, Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi vendimin e deputetëve socialistë për të mos e thirrur atë që të dëshmojë në Komisionin Hetimor Parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha tha se ky vendim i deputetëve të PS për t’u tërhequr nga marrja e dëshmisë, u është kërkuar nga kryeministri Edi Rama për t’ju shmangur të dhënave faktike që e bëjnë pjesëmarrës në krim.

Të dashur miq, pseudo-deputetët e partisë së krimit, pasi kishin kërkuar publikisht me datë 2 prill që të dëshmoja para Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, me datën 8 prill, në nje akt vetëposhtërimi publik, tërhoqën me urdhër të Ramës kërkesën. Kjo erdhi pasi Rama dhe Olsi u tmerruan kur mësuan se do paraqisja me dokumenta zyrtare nga TIMS dhjetra udhëtimet e Olsi Ramës me Genti Xhixhën, Ermal Hoxhën, Gentian Gjonajn me makinën e drogës me targë: AA653DM por dëshmia ime do të sillte dhe të dhena shkatarrimtare për 142 udhëtimet e Edi Ramës me “Ismailin” e tij dhe llojin e ngarkesave të transportuara në këto udhëtime, shkroi Berisha në rrjetin social Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese