Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha: Të martën të gjithë te Bashkia e Tiranës, ta pastrojmë nga hajnat e fundërrinat

Shkruar nga Newsbomb
Berisha: Të martën të gjithë te Bashkia e Tiranës, ta
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga ballkoni i banesës së tij u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës.

Berisha tha se ditën e martë në orën 16:30,  qytetarët duhet të bëhen bashkë dhe të protestojnë para ambienteve të këtij institucionit. Sipas ish-kryeministrit me prezencën e tyre shqiptarët duhet të pastrojnë “shtëpinë e parë të Tiranës” nga “hajnat dhe fundërrinat”.

“Të gjithë të martën në ora 16:30 te bashkia, shtëpia e parë e Tiranës, shtëpia e qytetarëve, ta pastrojmë nga hajnat dhe fundërrinat”, tha Berisha.

Protesta e radhës para ambienteve të Bashkisë së Tiranës do të mbahet ditën e martë. Ndryshe nga protestat e kaluara të cilat janë zhvilluar paraditen, protesta e 30 prillit nga opozita do të zhvillohet në orën 16:30. Caktimi i këtij orari ka ardhur pasi organizatorët janë njoftuar se sipas axhendës së programuar të punimeve do të ketë një mbledhje të Këshillit Bashkiak.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Një javë më përpara, RAI3 i bëri biografinë Noriegës së Ballkanit dhe Europës. Mbrëmë, radiotelevizioni më i madh i mbretërisë së Belgjikës ia nxori emrin të lidhur me larjen e parave dhe trafikantë droge. Në gjykatat amerikane është dënuar McGonigal se e korruptoi me 220 mijë dollarë. Çfarë presim ne? Sulm, betejë, betejë dhe sulm! E marta është larg. Po vjen.

Të gjithë të martën në ora 16:30 te bashkia, shtëpia e parë e Tiranës, shtëpia e qytetarëve, ta pastrojmë nga hajnat dhe fundërrinat.Ndaj dhe e shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë një thirrje çdo politikani që e ndjen veten opozitar.Çdo aktivisti, çdo anëtari të shoqërisë civile, çdo intelektuali, bashkohuni në këtë betejë për jetë ose vdekje të demokracisë.Në këtë betejë që do e fitojmë.

Në këtë betejë që ecim të sigurt drejt fitores.Të gjithë në betejë.Edhe njëherë, të mos harrojmë aktin e Bodinakut.Të mos harrojmë aktin e atyre qindra e mijëra burrave që dolën para skuadrave të pushkatimit, që morën rrugët e burgjeve dhe kampeve për t’i thënë të vërtetës, të vërtetë. Për të mbrojtur kauzën e tyre, për të mbrojtur idealet e tyre.Fitorja na pret, fitorja është në duart tona.

Të marrin fatin në duart tona.Betejë pa kthim.Mosbindje civile.Fitore, fitore, fitore!Fitorja na pret, përpara të gjithë.Fitorja na pret!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese