Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha shpall programin qeverisës nga ballkoni i shtëpisë: Do dyfishojmë rrogat e pensionet

Shkruar nga Newsbomb
Berisha shpall programin qeverisës nga ballkoni i shtëpisë: Do
Sali Berisha

Ish-kryeministi Sali Berisha mbrëmjen e kësaj të shtune nga ballkoni i shtëpisë ka shpallur programin e tij.

Kryedemokrati tha se plani i partisë që ai drejton do të shpëtojë shqiptarët nga varfëria. Ai deklaroi se do të vendoset minimumi jetik, u zotua për dyfishim të rrogave dhe pensioneve për të gjithë.

“PD ka një plan, ka një projekt të godasë për vdekje varfërinë e shqiptarëve. Të dyfishojë rrogat dhe pensionet. Të vendosë minimumin jetik 220 euro. Të hapë me të gjithë hapësirat liritë ekonomike të shqiptarëve. Të shndërrojë pasuritë e vendit në mirësi dhe të mira për çdo shqiptar.

Por kjo arrihet para se gjithash dhe mbi të gjitha me luftën me zero tolerancë ndaj korrupsionit. Miq, paratë ekzistojnë për të dy dhe trefishuar rrogat dhe pensionet. Për të vendosur minimumin jetik. Por ato i gllabërojnë qeveritarët makutë dhe të pangopur me pasuritë e shqiptarëve.

Ndaj dhe të ngrihemi në këtë betejë, se kjo betejë është për jetën, për të ardhmen, për dinjitetin, për integrimin evropian të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese