Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Politikë

Berisha-Ramës: Ke frikë debatin se nuk justifikon dot vjedhjet! Sarajet e tua ja kalojnë Enver Hoxhës

Shkruar nga Newsbomb
Berisha-Ramës: Ke frikë debatin se nuk justifikon dot vjedhjet!
Kryetari i PD, Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar sërish në debat publik Kryeministrin Edi Rama. Berisha u shpreh se Rama nuk e ka pranuar debatin publik sepse nuk mund të justifikojë vjedhjet që ka kryer.

Kreu i demokratëve tha se sarajet e Edi Ramës i kanë themelet më të gjata se sarajet e Enver Hoxhës.

"Nuk del në debat Edi Rama, jo, jo, se si mund të dalësh ti në debat dhe të justifikosh sarajet e tua me gjatësi themelesh 57 metra, dy herë më të gjatë se sarajet e Enver Hoxhës dhe me oborr 4 herë më të madh, 8300 metra.

Si mund të dalësh ti para qytetarëve kur je autori kryesor i zhdukjes së 130 milionë eurove të djegësit të Tiranës. Si mund të dalësh ti para qytetarëve kur u bëre me saraje me 3800 euro të deklaruara në shtet."-tha gjatë fjalës së tij lideri i demokratëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese