Hapësire reklamuese


Politikë

Berisha-Ramës: Je një sëmundje e keqe që po shkatërron vendin! Shqiptarët ndahen nga regjimi më 11 Maj

Shkruar nga Newsbomb
 
Berisha-Ramës: Je një sëmundje e keqe që po shkatërron
Kryetari i PD, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë një takimi me qytetarët në Tiranë se Shqipërinë e ka kapluar një sëmundje e rëndë, që quhet Edi Rama dhe regjimi i tij.

Kryedemokrati Berisha deklaroi se të gjithë qytetarët janë të gatshëm për tu ndarë nga kjo e keqe e madhe. Berisha shtoi më tej se programi i PD përfshin të gjithë shoqërinë, nga biznesi, fëmijët e deri tek pensionistët.

"Sot kemi një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit tonë. Kemi një mbështetje të fuqishme, kemi një program i cili çdo orë e çdo ditë po pushton gjithnjë e më shumë mendjen dhe zemrat e qindra dhe mijëra shqiptarëve.

Programi ynë ka si qëllim kryesor një mundësi të re për çdo shqiptar, nga fëmijët për një shkollë më të mirë tek pensionistët për një jetë më të mirë, tek të rinjtë për shanse shkollimi dhe punësimi real e deri tek bizneset për shanse të vërteta suksesi."-tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese