
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi nga Saranda Kryeministrin Edi Rama si hajdut që vjedh edhe pensionistët. Berisha deklaroi se Kryeministri Edi Rama nuk i rriti pensionet ashtu siç bënë vendet fqinje, duke i vështirësuar jetesën të moshuarve.
"Përjetojnë një mbijetesë me një pension, më qesharakun, më të pamerituarin. Miq, nuk do të harrojmë një gjë. Ne që jetuam ditkaturën staliniste të Enver Hoxhës, ne e përmblidhnim atë me një term të përgjithshëm, diktaturë.
Por, në fakt ajo ishte diktaturë e luftës së klasave, por ishte po kaq diktaturë me tiraninë e mjerimit dhe të varfërisë që iu impononte shqiptarëve me hiperkolektivizimin e vet. Sot, nuk ka hiperkolektivizim.
Por, sot, pensionisti, punëtori në ndërtim, punëori i fermës, sot, mjeku, mësuesi, inxhinieri, profesionisti, jeton me një pension i cili çdo ditë e më shumë vështirëson ushqimin e përditshëm. I cili, e detyron atë, t’u thotë nipërve, mbesave: shkoni, se kaq kam. Këtu nuk ka më për ju! Merrni rrugët e botës!
Çfarë dembelash janë pensionistët? Të vret Zoti të nxjerrësh një fjalë të tillë për ta. Por, je hajdut ti, i vjedh ti dhe nuk u jep paratë që meritojnë."-tha Berisha.
Sondazh