Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha: Rama u bë pronar toke në Dhërmi pa dokumenta, shfrytëzoi detyrën si kryeministër

Shkruar nga Newsbomb
Berisha: Rama u bë pronar toke në Dhërmi pa dokumenta,
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit për pronat, ka akuzuar Edi Ramën se ka shfrytëzuar pozitën e kryeministrit duke u bërë pronar i një toke në zonën e Dhërmiut.

Berisha tha se Rama u bë pronar pa asnjë dokument kadastral por me dëshmi të rreme dhe akte të falsifikuara.

‘Vetë Edi Rama, shfrytëzoi marrjen e detyrës së kryeministrit për t’u bërë pronar i një sipërfaqeje të madhe toke në Himarë, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi nga regjimi komunist, pa asnjë dokument kadastral nga kadastrat e shkuara. Me dëshmi të rreme, me akte falsifikatore’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese