Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha: Rama fitoi 28 mandate me ndihmën e bandave, pjesën tjetër e mori me kanabis dhe me para

Shkruar nga Newsbomb
Berisha: Rama fitoi 28 mandate me ndihmën e bandave, pjesën
Sali Berisha, Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Opinion" ku komentoi sërish rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Sali Berisha tha se Edi Rama ka marrë 28 mandate nëpërmjet bandave.

Kreu i demokratëve tha më tej se Rama i ka blerë zgjedhjet përmes licensimit të kanabisit ndërsa shtoi se nuk do t'i njohë këto zgjedhje pasi janë një farsë.

Pyetje: Cili ishte gabimi juaj më 11 Maj?

Berisha: Gabime të përditshme bëj. Cilat janë, do analizohen. Po merrem me mbrojtjen e votës. Këto zgjedhje nuk njihen, janë farsë.

28 mandate kanë marrë me banda. Ndërsa zgjedhjet e 2021 Rama i rrëmbeu, jo në këtë shkallë, po ishin farsë. Ai dha në muajt Mars dhe Prill 130 milionë euro, i disbursoi në mijëra familje për tërmetin. Ai zgjedhjet i mori para se të votohej.

Ndërsa këtë vit, në kundërshtim flagrant me ligjin përdori 4500 evente zyrtare për të ndikuar te zgjedhësit në kundërshtim me ligjin elektoral. Dha 100 euro për çdo pensionist. Pensionistët janë 48 për qind e votuesve.

Së treti, bleu qindra mijëra vota me miliona rrënjë kanabis. Dha 138 licensa për të mbjellë miliona rrënjë kanabis nga Tropoja në Konispol.

Si ndahet kanabisi? Kanabisti i thotë fshatarit që ti do kesh kaq rrënjë kanabis, ti do më sjellësh vota. Atëherë ai thotë për 4 mijë euro do të të sjell x numër votash.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese