Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha prezanton planin ekonomik: Rroga minimale 500 euro, minimum jetik 200 euro dhe ulje të TVSH-së për mallrat bazë

Shkruar nga Newsbomb

Berisha prezanton planin ekonomik: Rroga minimale 500 euro, minimum jetik 200

Gjatë një takimi me demokratët në Gjirokastër, ku Partia Demokratike shënoi 34-vjetorin e themelimit, kreu i saj Sali Berisha prezantoi një plan ekonomik që synon transformimin e situatës financiare në vend.

Ai akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të buxhetit dhe premtori masa konkrete për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve. Në qendër të programit të tij ekonomik janë vendosja e një minimumi jetik prej 200 euro në muaj, rritja e pagës minimale në 500 euro dhe kthimi i TVSH-së për mallrat bazë, të cilat, sipas tij, do të ndihmojnë qytetarët të përballojnë më lehtë koston e jetesës.

Berisha u shpreh gjithashtu se buxheti shtetëror do të shpërndahet më drejtësisht mes qytetarëve dhe investimeve publike, duke kritikuar ashpër politikat ekonomike të qeverisë aktuale.

Në planin e tij, Berisha premtoi:

-Vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar, përfshirë pensionistët, të papunët dhe ata me ndihmë ekonomike, duke premtuar eliminimin e varfërisë.
-Rritjen e pagës minimale në 500 euro, duke siguruar sipërmarrësit se shteti do të kompensojë rritjen përmes uljes së taksave dhe stimujve të tjerë.
-Kthimin e TVSH-së për mallrat bazë, një masë që, sipas tij, do të përmirësojë ndjeshëm standardin e jetesës.

Berisha kritikoi rëndë çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke e cilësuar si një nga shkaqet kryesore të rritjes së kostos së jetesës. Ai premtoi se çmimi i naftës nuk do të jetë më i lartë se ai në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese