Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha paralajmëron bllokimin total të Tiranës më 23 dhjetor: Do të ngrihemi në sulm, Rama do ta ketë fatin që meriton

Shkruar nga Newsbomb

Berisha paralajmëron bllokimin total të Tiranës më 23

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se më 23 dhjetor opozita do të organizojë një protestë masive, duke paralajmëruar bllokimin total të kryeqytetit, nga Qafë Priska deri në Vorë. Ky veprim është pjesë e asaj që Berisha e cilëson si një akt të mosbindjes civile për të kundërshtuar atë që ai e quan "diktatura e Edi Ramës."

Pas muajsh në arrest shtëpie, Berisha ka konfirmuar se do të jetë vetë pjesë e protestës, duke i bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje për "fitore kundër regjimit." Ai ka shtuar se pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar do të konfiskohen dhe do të kthehen në të mira për qytetarët shqiptarë.

"Me 23 dhjetor, Tiranën nga Qafë Priska gjer në Vorë duhet ta bllokojmë plotësisht, totalisht nga të gjitha drejtimet. Qëndresa është mbrojtje, sulmi është sulm. Sulmi është etapa e fitores. Prandaj, le të hidhemi në sulm sot dhe deri më datën 11 të firmosim së bashku fitoren që meritojmë. E meritojmë plotësisht. Para kësaj kalbësire që kemi ne, kjo nuk mund t’i rezistojë kurrë sulmit tonë.

E patë ju vet, ju e patë. Ai kishte stoqet e raketave më të mëdha, tanket, avionin, të gjitha. Dhe si ia mbathën, si minjtë. U shua diktatura njëlloj si bora para diellit dhe ia mabthi në Moskë. Edhe Edi Rama do ia mbathë ne Beograd, unë ju them ju. Për ngjashmëri me Assadin, të dy vëllezërit me drogë. Dhe ai, kishte gjithë ato pasuri, po i duhej dhe droga, se nuk ngopen kurrë. Dhe ky, njëlloj. Por do të kenë fatin e njëjtë, fatin që meritojnë.

Shqipëria nuk meriton kurrë një diktaturë. Ata që vendosin diktaturën në një popull të stërvuajtur, ky do të përgjigjet. Po, po. Le të shkojë dhe prapa diellit. Pasuritë e tyre do konfiskohen, absolutisht. Shikoni hotelin në Durrës 20 katësh me pronar një njeri që merr rrogën në bashki. 20 kate hoteli në kristale, në xham i tëri. Secili prej tyre është me 3 vila, 5 vila.

Nga i gjeti ky ministri i Brendshëm 3 vila njëra pas tjetrës? Këta ku t’i kapësh, i kap në krim. Konfiskim, konfiskim dhe vetëm konfiskim. Dhe ta dinë qytetarët se të gjitha do të shndërrohen në vlera për ta. Do t’u kthehen qytetarëve. Po!" tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese