Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha: Nuk kam ndryshuar asgjë për Yuri Kim, ftoj Kongresin, FBI e DASH të hetojnë mbi akuzën për korrupsion

Shkruar nga Newsbomb
Berisha: Nuk kam ndryshuar asgjë për Yuri Kim, ftoj Kongresin, FBI e
Kreu i PD Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha, shprehet se s'ka ndryshuar qëndrim lidhur me deklaratat e tij për ish-ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Ai ka ftuar sërish FBI, Departamentin e Shtetit dhe Kongresin Amerikan të hetojnë mbi akuzat për korrupsion.

“Nuk kam ndryshuar asgjë për këtë çështje. Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i njëjtë”, u shpreh Berisha, duke theksuar se nuk ka pasur burime të sakta për deklaratat e tij, por ka ndjekur raportimet mediatike.

Fjala e Sali Berishës:

Nuk kam ndryshuar asnjë qëndrim nga deklaratat e mia, për të cilat unë kam ftuar dhe ftoj përsëri, FBI-në, inspektorin e Përgjithshëm në Departamentin e Shtetit, Kongresin të hetojë mbi akuzat e bëra për korrupsion.

Nuk kam ndryshuar asgjë për atë.

Thashë edhe herën e parë, para jush, thashë; mediat thonë. Nuk kisha burime dhe për këtë nuk kam burim të saktë dhe e besoj se mediat njëherë thonë këtë, e njëherë atë.

Ndërsa qëndrimi im ndaj saj është ky që e shpreha sot, e kam shprehur çdo ditë, e kam shprehur me qindra herë. Nuk ndryshohet se nuk e kam të pabazuar atë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese