Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha nuk i ndahet Ramës: Ke gisht në sulmin barbar ndaj Sokol Mëngjesit

Shkruar nga Newsbomb
Berisha nuk i ndahet Ramës: Ke gisht në sulmin barbar ndaj Sokol
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në ambjentet e një kopshti privat në Tiranë. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Berisha hodhi akuza sërish se dhunimi i tij lidhet me kryeministrin Rama. Sipas Berishës të vërtëtat që mbron avokati Mëngjesi lidhen vetëm me Edi Ramën.

“Jemi dhe do jemi që shqiptarët të kenë drejtësi, të gëzojnë drejtësi si kombet e tjera. Por jo kontrollin nga Edi Rama dhe Fatziu siç duan ta vendosin edhe më keq ata. Miqtë e mi, gjithashtu do ta mbyll këtë fjalë me lutjen time dhe urimin tim që avokati Mëngjesi të bëhet më mirë. Ai është një hero i të vërtetës, një hero i të vërtetave. Atyre që thonë se nuk ka lidhje me Edi Ramën, po me kë lidhen mo? Më kë lidhen të vërtetat që mbron ai përveçse me Edi Ramën.

Me cilin? Ndaj dhe e mbyll duke i deklaruar Edi Ramës dhe Taulant Ballës se atentati ndaj tij është dhe do mbetet përjetë përgjegjësi personale e juaja. Se kriminelët e vërtetë jeni ju. Se banda është organizuar nga ju. Dhe nuk ka avokat në botë që mund të fshehë këtë të vërtetë. Edhe njëherë, përshëndetjet më të përzemërta.“- tha ish-kryeministri Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese