Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha nis nga Shkodra me prezantimin e kandidatëve: Më 11 Maj do të shembim diktaturën e dytë

Shkruar nga Newsbomb
Berisha nis nga Shkodra me prezantimin e kandidatëve: Më 11 Maj do
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka nisur nga qyteti i Shkodrës prezantimin e kandidatëve të koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se zgjodhi Shkodrën për të nisur betejën, me qëllim shembjen e diktaturës së dytë. Sali Berisha i cilësoi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit si një betejë çlirimtare.

"Shkodra ka qenë dhe mbetet në histori qyteti i pikënisjes së epokave për kombin shqiptar.

Këtu në Shkodër nisi epoka e demokracisë dhe shembja e diktaturës komuniste ndaj dhe unë zgjodha Shkodrën për të nisur betejën për shembjen e diktaturës së dytë dhe ndërtimin kësaj here të Shkodrës madhështore, të Shqipërisë madhështore.

Të dashur miq, ne jemi në prag të një fushate elektorale që do shënohet në historinë ndoshta fushata më e rëndësishme zgjedhore e 34 viteve të fundit.

Sepse në këtë fushatë ne nuk kemi kundër një parti politike, ne kemi kundër një organizatë të tmerrshme kriminale që ka pushtuar Shqipërinë në 12 vite dhe që duhet rilindje.

Ne kemi përballë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, tashmë të faktuar me dokumente themelore ndërkombëtare.

Prandaj kjo fushatë është në fakt një fushatë çlirimtare për Shqipërinë dhe për Shkodrën."-tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese