Hapësire reklamuese


Politikë

Berisha nga Selaniku lavde Ilir Vrenozit: Ti u bëre star, iu theve hundët kudo

Shkruar nga Newsbomb
Berisha nga Selaniku lavde Ilir Vrenozit: Ti u bëre star, iu theve
Kryedemokrati Sali Berisha/ Ilir Vernozi, Edi Rama

Kryedemokrati Sali Berisha këtë të dielë ndodhet në Selanik së bashku me drejtuesen e diasporës për PD, Jozefina Topalli në një takim me emigrantët shqiptarë në shtetin grek.

Në fjalën e tij, kreu i PD u shpreh se diaspra është bërë himni i fushatës elektroale këtë vit për zgjedhjet e 11 majit si dhe iu bëri thirrje atyre që ende nuk janë regjistruar të për votën e diasporës, që më 11 maj të vijnë në Shqipëri e të votojnë për të shpëtuar Shqipërinë.

Berisha ka komentuar edhe bisedën telefonike të Edi Ramës me Ilir Vrenozin ku tha se “Iliri është stari i kësaj fushate”.

“Ilir ti u bëre star i kësaj fushate sepse tregove që nderi dhe integriteti janë kryesore për çdo njeri, dhe iu theve hundët në Korçë e kudo.
I bëj thirrje çdo qytetari që është regjistruar të votojë, asnjë votë për Ramën dhe ata që po zbrazin Shqipërinë. Çdo votë për ndryshimin dhe Shqipërinë madhështore. Është radha jonë.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese