Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u ka bërë thirrje demokratëve që ditën e nesërme, në orën 09:30 të mblidhen para godinës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në këtë orar pritet që në ambientet e SPAK të paraqitet kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, i cili e la atë me masën “detyrim paraqitje”.
“Nesër, në orën 09:30, le të jemi të gjithë së bashku përpara selisë së SPAK, për të protestuar kundër akteve përndjekëse që kjo vegël në duar të Ramës po bën ndaj kundërshtarëve të tij politikë,” shkruan Noka në “Facebook”.
Sondazh
Poll