Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha në SPAK, demokratët protestë para Prokurorisë së Posaçme

Shkruar nga Newsbomb
Berisha në SPAK, demokratët protestë para Prokurorisë
Foto arkiv/ Sali Berisha ne SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqiten paraditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

E teksa Berisha do të paraqitet në SPAK, mbështetësit e tij do të mblidhen para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme ku dhe do të protestojnë sërish në mbështetje të liderit të tyre.

Më herët strukturat e Partisë Demokratike u bënë thirrje demokratëve që mëngjesin e së hënës të gjithë të mblidhen para SPAK me qëllim për të protestuar kundër SPAK të cilin e cilësojnë si një  “vegël” në duart e kryeministrit Edi Rama.

“Te dashur miq. Diten e Hene eshte data e radhes e percaktuar per tu parqitur Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha ne SKAP. ..Ndaj ne ora 9:30 perseri te gjithe ne proteste perpara SKAP- it si vegel ne duart e Rames per te perndjekur kundershtaret politik. Faleminderit”, thuhej në mesazhin e shpërndarë me strukturat e PD.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese