
Ish-kryeministri Sali Berisha do të vijojë betejën e tij, për të përfituar lirinë, pasi prej 3 muajsh ndodhet në arrest shtëpie”.
Bëhet me dije se Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 prill për zhvillimin e seancës gjyqësore për kërkesën e Berishës, i cili kërkon lirinë.
Bëhet me dije se seanca do të mbahet më 9 prill në orën 13.30, me relator gjyqtarin Sokol Binaj që do të shqyrtojë në Dhomë Këshillimi rekursin e bërë nga ish-kryeministri. Berisha nëpërmjet avokatëve kundërshton masën nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie.
Por për çfarë akuzohet Sali Berisha?
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë e akuzon ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi për veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani”.
Shtetasi Sali Berisha, është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.