Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha mban fjalën e parë në Kuvend dhe detyron deputetët të mbajnë një minutë heshtje për Prof. Sami Repishtin

Shkruar nga Newsbomb
Berisha mban fjalën e parë në Kuvend dhe detyron deputetët
Sali Berisha në Kuvend/ 3 Dhjetor 2024

Sali Berisha ka mbajtur fjalën e parë në foltoren e Kuvendit, pasi u rikthye në sallë pas 11 muajsh izolim në shtëpi.

Në fjalën e tij, Berisha ka nderuar Profesor Sami Repishtin, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë. Kreu i PD ka vlerësuar figurën e Profesor Repishtit si dhe ka përmendur kontributin e tij për Kosovën dhe për dekomunistizimin e Shqipërisë.

Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri, ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99 vjeçare.

Një javë më parë është ndarë nga jeta një avokat i pamposhtur, një luftëtar i paepur kundër diktaturës, një martir i gjallë që përjetoi në vitet e para të diktaturës barbaritë dhe tortura, Profesor Sami Repishti.

Profesor Sami Repishti ishte ndër më të shquarit shqiptarë në disaporën dhe emigracionin tonë që fjala dhe penda e tij nuk rreshti kurrë se mbrojturi çështjen kombëtare dhe interesin kombëtar.

Një antikomunist i vendosur, dëshmoi me shkrimet e tij dhe dha një kontribut ku fjala e tij u dëgjua në të gjitha instancat e shtetit amerikan për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës.

Ftoj të gjithë ta nderojmë këtë burrë me një minutë heshtje.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese