Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha kujton 2 Prillin: Gjaku i martirëve duhet të na frymëzojë në një betejë të fuqishme

Shkruar nga Newsbomb
Berisha kujton 2 Prillin: Gjaku i martirëve duhet të na
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha nga ballkoni i banesës së tij ka kujtuar masakrën e 2 prillit 1991.

Berisha u shpreh se edhe sot mazhoranca tenton që të asgjësojë opozitën e vendit, teksa thotë se edhe sot pas kësaj kaq shumë vite votat vidhen.

“Njëlloj si në 1991-shin, regjimi bën gjithçka për të asgjësuar opozitën. Ndaj dhe për ne, sakrifica dhe gjaku i martirëve të 2 Prillit duhet të na frymëzojë në një betejë të fuqishme për të rikthyer shqiptarëve votën e lirë.

Ata ranë që Shkodra dhe Shqipëria të votojnë në liri.Ata nuk duruan, nuk ulën kokën po dolën ballë për ballë regjimit të egër. Ndaj dhe ne, o sot o kurrë, duhet të dalim ballë për ballë këtij regjimi dhe ta përmbysim atë. Të shkojmë në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira”, tha Berisha ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Sali Berisha:

Mirëmbrëma qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të shpresës, dinjitetit dhe lirisë së shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt për ju, përshëndetje të përzemërt oratorëve fjalëartë, që nga kjo tribunë e parlamentit të lirisë përcjellin anekënd vendit shpresë, besim, guxim.

Të dashur miq, 2 Prilli është i gdhendur në memorien e demokracisë si një ditë e zezë, një ditë e përgjakshme.

Me 2 Prill të vitit 1991, të rinjtë e Shkodrës, qytetarët e Shkodrës dolën në protestë paqësore kundër vjedhjes dhe rrëmbimit të votës së tyre të lirë nga diktatura e fundit komuniste në Europë.

Në një akt hakmarrje primitive ndaj Shkodrës antikomuniste, falangat e krimit të diktaturës derdhën mbi të rinjtë dhe qytetarët e Shkodrës breshëri automatikësh dhe mitrolozësh.

Në këto sulme mizore, në këtë masakër të vërtetë ranë për votën e lirë për t’u bërë të pavdekshëm Arben Broci, ish-anëtar i kryesisë së PD, student themelues i kësaj partie.

Ranë bashkëluftarët e tij Bujar Bishanaku, Nazmir Kryeziu, Besnik Ceka dhe u plagosën 87 qytetarë të tjerë.

Të dashur miq, duke shprehur nderimin tonë më të madh për sakrificën e tyre që u bë dritë për shqiptarët, sakrificë që çeli dyert e votës së lirë në Shqipëri, sakrificë që jehoi në të katër anët e planetit, theksoj dhe shtoj këtu se këtë vit ne jemi më të detyruar se kurrë ndaj martirëve të 2 Prillit.

Sepse sot njëlloj si në 1991-shin, ne jemi qytetarët e votës së vjedhur dhe kontrolluar nga pushteti.

Njëlloj si në 1991-shin, regjimi bën gjithçka për të asgjësuar opozitën. Ndaj dhe për ne, sakrifica dhe gjaku i martirëve të 2 Prillit duhet të na frymëzojë në një betejë të fuqishme për të rikthyer shqiptarëve votën e lirë.

Ata ranë që Shkodra dhe Shqipëria të votojnë në liri.Ata nuk duruan, nuk ulën kokën po dolën ballë për ballë regjimit të egër. Ndaj dhe ne, o sot o kurrë, duhet të dalim ballë për ballë këtij regjimi dhe ta përmbysim atë. Të shkojmë në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese