Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha i nxorri biletën e udhëtimit 3400 euroshe, Erion Veliaj zgjedh luksin për udhëtimin në Amerikë

Shkruar nga Newsbomb
Berisha i nxorri biletën e udhëtimit 3400 euroshe, Erion Veliaj zgjedh
Erion Veliaj

Mesditën e kësaj të hëne ish-kryeministri Sali Berisha hodhi poshtë me fakte deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ku tha se do të qëndrojë për vetën dy ditë në Washington.

Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Berisha nxori biletën e avionit të kryebashkiakut të Tiranës ku evidentohej qartë e zeza mbi të bardhë se kthimi i të parit të Tiranës për në atdhe do të bëhet më 17 janar dhe jo ashtu si ai deklaroi.

Përpos datës së biletës, diçka tjetër që na ka rënë në sy është dhe çmimi i “kripur” i biletës i cili shkon rreth 3400 euro.

Ndryshe nga qytetarët e thjeshtë të cilët përpiqen të bëjnë “bingo” me biletat e lira, Veliaj ka vendosur që fluturimin nga Tirana për në Washington ta bëjë me “Business”.

Erion Veliaj u largua nga Aeroporti i Rinasit më 28 dhjetor në orën 06:00 të mëngjesit. Ky udhëtim i kryebashkiakut të Tiranës erdhi vetëm një ditë pasi Prokuroria e Posaçme përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se  Erion Veliaj po hetohet për konsumimin e 4 veprave penale, për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të-personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim.”

Sipas asaj që SPAK njoftoi u bë me dije se ky hetim ndaj Erion Veliajt erdhi pas një kallëzimi të bërë nga shtetasi Nesti Angoni, emrin e këtij të fundit e bëri publik vetë kryebashkiaku pasditen e së enjtes gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Kujtojmë se pas qëndrimit për gati pesë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Veliaj u zhvendos në Bashkinë e Tiranës ku dhe u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak.

Gjatë kësaj mbledhje ai tha se ishte denoncuar nga një qytetar që nuk ekziston me emrin Nesti Angoni. Sipas kryebashiakut të Tiranës, duke qenë se ka akses në regjistrat civil, ka bërë verifikime dhe ka zbuluar se ky qytetar nuk ekziston.

"Nesti Angoni nuk ekziston dhe të gjithë e dinë se kë përfaqëson ky person. Kryetari i bashkisë ka gjithë regjistrin civil dhe do të ishte e paarsyeshme të mos bashkëpunoja. Unë nuk jam brez i letrave anonime. Këtu do jemi, këtu do jeni, në Maj do ju mundim", u shpreh ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese