Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha i del në krah SPAK-ut dhe Altin Dumanit: Protestuesit para GJKKO, sulm kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë!

Shkruar nga Newsbomb
Berisha i del në krah SPAK-ut dhe Altin Dumanit: Protestuesit para GJKKO,
Kreu i PD, Sali Berisha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është drejtuar përmes një shkrese zyrtare Policisë së Shtetit dhe Ministrisë Brendshme ku i kërkon informacion lidhur me masat e sigurisë ditën kur u zhvillua gjyqi ndaj Veliajt.

Mbështetës, simpatizantë dhe vartësit e kryebashkiakut u mblodhën në protestë para SPAK për orë të tëra, ndërsa nuk pati asnjë forcë policie prezente në asnjë moment.

Kreu i PD, Sali Berisha i ka dalë në krah Prokurorisë së Posaçme, duke thënë se protesta e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj para SPAK dhe GJKKO ishte një sulm kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë.

“Dje qytetarët ishin dëshmitarë të akteve më të shëmtuara. Sulmi kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë nga instiucone të narkoshtetit. Dje ishte puntata më kulmore e Narcos në Shqipëri. Protestë e organizuar nga Rama dhe qeveria e tij, rrogëtarë të shtetit, policë me dhe pa armë. Rrethuan për orë të tëra Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë Speciale.

Mbajtën të ndryrë në gjykatë, gjykatës dhe punonjës të administratës së gjykatës. Sulmuan si banditë makinat e tyre. U sollën sikur ato të ishin institucionet e pushtuesit. Një sulm i tillë dëshmon jo vetëm dështimin e plotë të kriminalizimit të drejtuesve të narkoshtetit shqiptar.

Të kërcënosh me jetë gjykatësit, është një apel për ӏdo shqiptar, dëshmon se je i gatshëm të përdorësh cdo mjet anti demokratik.”- tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese