
Kreu i PD, Sali Berisha ka mbërritur në protestë që po mban opozita, teksa dhjetëra qytetarë janë dyndur në akset kryesore të Tiranës duke bllokuar qarkullimin.
Berisha ja dalë nga shtëpia e tij dhe i është bashkuar protestuesve te rruga e Elbasanit. Kreu i PD i cili merr pjesë në protestë pas një kohe të gjatë, është pritur me brohoritje nga protestuesit.
“o Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, “E duam Shqipërinë me Sali Berishën”, kanë thërritur ata.
Berisha në një fjalë për media është shprehur se asgjë nuk in dal demokratët që të realizojnë objektivat e tyre, siç është qeveria teknike.
“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokrateve. Ja ku jemi në detyrë, në protestë, revoltë, në mosbindje
Ky dimër premton të jetë i vështirë, si për argatin e Tiranës edhe për padronin në Beograd. Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin, edhe në Tiranë diktatori të ardhme nuk ka. I përshëndes të gjithë demokratët që janë mbledhur sot.
I përshëndes mbarë qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se, kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë dhe se ne nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike, zgjedhje të lira”, tha Sali Berisha.