Hapësire reklamuese

Politikë

Berisha humbi gjyqin në Britani, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste

Shkruar nga Newsbomb
Berisha humbi gjyqin në Britani, vjen reagimi i parë nga Partia
Sali Berisha dhe Erion Brace

Ish-kryeministri Sali Berisha ka humbur gjyqin në Britani, për shpalljen e tij “non grata” në vitin 2022.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkruan me nota ironie se ‘e nisi mbretëresha dhe e përfundoi mbreti’ dhe se “e donte me gjykatë, me gjykatë ja dhanë”.

 “E nisi mbretëresha e përfundoi mbreti. Salih Berisha non grata në Mbretërinë e Bashkuar. E donte me gjykatë, me gjykatë ja dhanë.

Por përtej kësaj gjykata ka bërë dy gjëra. E para ka shqyrtuar fakte për korrupsionin, ndërhyrjen në drejtësi etj, gjë që këtu tek ne nuk kanë guxim ti shohin.

E dyta-as ja ka marr kush parasysh imunitetin si ish President e ish Kryeministër! Pas kësaj nuk besoj qe te kenë rrjedhur deri aty sa te akuzojnë Edi Ramën se është pas gjykatës; Pas Mbretëreshës e pas Mbretit mundet! Pas gjykatës, vështirë shumë,” shkruan Braçe në reagimin e tij në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Reagimi i Braçe erdhi pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas vendimit të Komisionit Special të Apeleve të Emigracionit, i cili refuzoi t'i hiqte shpalljen "non-grata". Sipas tij, Administrata në Britaninë e Madhe është e korruptuar dhe gjithçka bëhet që ai të mos jetë përballë Edi Ramës.

Ai thotë se betejën me shtetin britanik e nisi në Gusht 2022 dhe procedura e ankimit parashikonte fillimin e detyrueshëm të saj pranë Komisionit të Posaçëm të Apelimit për Migracionin (SIAC), përpara se palët të shkojnë në gjykatë.

"Ky proces perfundoi sot, pas dy vitesh, me lënien ne fuqi te vendimit te Home Office nga Komisioni i Apelimit, duke deshmuar keshtu deshtimin e plote të ketij komision në goditjen e korrupsionit në segmente te administrates se Britanise se Madhe", shkruan Sali Berisha.

Ish-kryeministri, përmes një njoftimi nga zyra e shtypit në Partinë Demokratike, thotë se Komisioni i Posaçëm nuk ka vlerësuar as vërtetësinë e provave që i janë paraqitur, por ka reaguar mbi bazën e atyre që kanë raportuar mediat, por as nuk ka shqyrtuar mijëra faqe dëshmi që i janë dërguar nga avokatët e Sali Berishës, me arsyetimin se janë paraqitur jashtë afateve.  

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese