Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure ku avokati Sokol Mëngjesi sapo la djalin e tij të vogël në kopsht u dhunua me leva hekuri nga tre persona.
Teksa ka falenderuar drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe të gjithë efektivët që u përfshinë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë kriminale, Braçe theksoi se edhe njëherë u hodhën poshtë akuzat e Sali Berishës i cili tha se mbrapa sulmit të avokatit qëndronte kryeministri Edi Rama.
Ndër të tjera deputeti thekson se akti kriminal ndaj avokatit është një akt kundër një mbrojtësi, roli i të cilit është kushtetues dhe çdo sulm i tillë duhet të ndëshkohet.
Postimi i plotë i Braçes:
KETA JANE AUTORET E RRAHJES PER VDEKJE,
TE AVOKATIT SOKOL MENGJESI!
NJE BRAVO E MADHE PER TONIN VOCAJN DHE GJITHE TRUPEN E POLICISE SE TIRANES QE U PERFSHI NE HETIME DERI TEK KETA AUTORE TE NJE VRASJEJE MBETUR PA U KONSUMUAR DERI NE FUND!
NEVERI EDHE NJE HERE ME SHUME PER SALIH BERISHEN, TRASHEGIMTAREN E TIJ, GOJTAREN E TIJ, GJITHE ZULMEN E TIJ TE RITHEMELUAR, QE SHPALLEN ME KOPETENCE KRIMINALE SE RRAHJA PER VDEKJE ISHTE VEPER E EDI RAMES!
Te kerkosh prej tyre te KERKOJNE NDJESE eshte cmenduri! Ata kurre nuk kerkuan falje qe VRANE PER TE VJEDHUR E VODHEN DUKE VRARE; per nje shpifje me shume thjesht duhen NEVERITUR EDHE ME SHUME!
Nderkohe;
Akti kriminal ndaj AVOKATIT eshte me tej nje akti personal;
Eshte akti kunder nje MROJTESI roli i te cilit eshte kushtetues, INSTITUCION; cdo sulm mbi INSTITUCIONIN-kete here mbi institucionin e mbrojtjes, DUHET NDESHKUAR SIC NE CDO SULM MBI INSTITUCIONET.
Policia ka gjithe mbeshtetjen per te ARRESTUAR TE GJITHE AUTORET E KETIJ KRIMI!