Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha dhe Malltezi në kërkim të lirisë, Gjykata e Lartë shtyn sërish seancën

Shkruar nga Newsbomb
Berisha dhe Malltezi në kërkim të lirisë, Gjykata e
FotoMontazh/ Berisha - Malltezi

Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën gjyqësore për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezi më datën 16 korrik. Berisha dhe Malltezi kanë kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese në Gjykatën e Lartë, konkretisht dorëheqjen e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Ata aktualisht ndodhen në arrest shtëpie, pasi akuzohen si të përfshirë në aferën e dosjes “Partizani”. 

Malltezi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendor” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në njoftimin e SPAK thuhet se Malltezi ka përfituar 5.4 milionë euro apo rreth 7 miliardë lekë, me favorizimin e Berishës si kryeministër sa i takon kompleksit Partizani.

Sipas SPAK, nga Berisha është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.

Nga ana e Berishës, në cilësinë e tij si Kryeministër, janë kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.

Po ashtu Berisha si kryeministër ka kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe bashkëshorti i vajzës së tij.

Sakaq, Malltezi në bashkëpunim me Fatmir Bektashi, është paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike.

Po ashtu SPAK ka vënë në sekuestro preventive 25 pasuri të Malltezit, ndër të cilat edhe vilën në Gjirin e Lalëzit. Gjithashtu i janë sekuestruar edhe 6 llogari bankare si dhe aksionet në disa kompani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese