Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bëri denoncimin për shantazhin e votave në Lezhë, Ndreu ironizon Gjekmarkajn: Këta s’njohin babën, jo të dinë që kuzhinieri s’është i administratës

Shkruar nga Newsbomb
Bëri denoncimin për shantazhin e votave në Lezhë, Ndreu
Agron Gjekmarkaj dhe Pjerin Ndreu

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas akuzave të deputetit demokrat, Agron Gjekmarkaj, i cili publikoi një denoncim nga një qytetar ku thuhej se Bashkia e Lezhës i bënte presion punonjësve të administratës për të mbledhur vota në këmbim të vendit të punës.

Nëpërmjet një postimi, Ndreu mohon këto akuza duke rionizuar denoncimin e bërë nga drejuesi politik i Lezhës, Agron Gjekmarkaj.

Babën në punë në bashki, po i bëjnë presion administratës thotë! Po baba ça thotë? Kush i ka bërë presion?! Kujt ju bë presion?!

Ka shkruar një kuzhinier në Shëngjin se po i bëjnë presion administratës! Edhe kuzhinierët janë në administratë?!

Këta nuk njohin babën jo më të dinë se kuzhinieri nuk është administratë!” shkruan Pjerin Ndreu.

Bëri denoncimin për shantazhin e votave në Lezhë, Ndreu

Agron Gjekmarkaj ka publikuar pak më parë një denoncim ku thuhet se persona të njohur të "Dosjes 184" po i bëjnë presion administratës për të mbledhur vota, ndryshe largohen nga puna. Sipas tij, Ulsi Manja si drejtues politik i Lezhës dhe kryebashkiaku socialist Pjerin Ndreu nuk e ndryshojnë dot vullnetin e popullit.

Bëri denoncimin për shantazhin e votave në Lezhë, Ndreu
Denoncimi i Agron Gjekmarkaj

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese