Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Benet Beci "kyç gojën’" pas daljes nga SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Benet Beci "kyç gojën’" pas daljes nga SPAK
Benet Beci

Kryebashkiaku socialist Benet Beci ka refuzuar të japë shpjegime për mediat pas daljes nga godina e Prokuroria e Posaçme. Ai nuk qëndroi gjatë brenda, por kur u pyet nga gazetarët se pse ishte thirrur, Beci heshti dhe u larguar duke buzëqeshur.

Ende nuk dihet saktësisht arsyeja se Beci është thirrur në SPAK, por priten që detajet të zbardhën në vijim. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët para se të futej në SPAK, ai tha shkurt: “Ja ta shikojmë”. 

Kjo "vizitë" e Becit në SPAK përkon në një kohë kur Shkodra po përjeton momente frike dhe terrori pas atentatit me 3 të vrarë në lagjen Dobraç.

Gjatë përplasjes, makina tip Benz ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati humbi kontrollin dhe u përplasën me një çift të moshuar. Flutura Basha humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkimi vazhdon të luftojë për jetën në spital.

Hamza Lici mbeti i vdekur në vend nga plumbat, ndërsa Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më pas në spital, pas një plumbi në kokë. Bushati, djali i ish-kandidatit për deputet Xhemal Bushati, kishte denoncuar më herët një tentativë për atentat ndaj tij, por policia heshti. Hetimet vijojnë, ndërsa dyshohet se përplasja lidhet me konflikte të hershme mes grupeve fakeqe në Shkodër, Bajrat dhe Licët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese