
Zëvendës kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe është përlotur në emisionin e Grida Dumës. "Top Story" u realizua në hyrje të Tunelit të Llogarasë, një vepër madhore e qeverisë shqiptare që do të hapet zyrtarisht nesër, në orën 10.00.
Por përtej politikës, biseda ka cekur dhe një aspekt personal të ministres, persekutimin ndër vite të familjes Balluku për shkak të gjyshit Beqir Balluku.
"Kur ndodhin debatet në Parlament dhe kur flas me babanë tim dhe ai merr në telefon ose shkruan ndonjë mesazh më thotë kujtohu atyre që në supet e familjes tënde ka mbi 110 vite burg dhe internime në 15 vite", tregoi zëverndës kryeministrja Belinda Balluku.
Grida Duma: Ka një amanet të mençurisë tënde për politikën dhe ti vendos ta marrësh këtë rrugëtim që për juve rezultoi me të gjithë idealizmat e tyre i rrezikshëm?
Belinda Balluku: Është pyetje shumën personale me shumë mundësi babai im më ndjek tani, ai nuk ka qenë dakord me rrugëtimin tim në politikë, politika, ka qenë diçka që ne mund të themi që ka krijuar dhimbje, familja ime ka lidhje me sistemin, ka qenë një ndër më të persekutuarat.
Kur ndodhin debatet në Parlament dhe kur flas me babanë tim dhe ai merr në telefon ose shkruan ndonjë mesazh më thotë kujtohu atyre që në supet e familjes tënde ka mbi 110 vite burg dhe internime në 15 vite.
Babai im nuk e pëlqente kurrë politikën, i kanë qëndruar larg kur janë kthyer nga internimet. Një mëngjes u largua nga blloku dhe mëngjesin tjetër ishte në minierat e bitumit të Selenicës, unë jam gjithmonë krenare të them jam Belinda, e bija e Çlirim Ballukut, sa herë dëgjoj në Parlament që më përmendet gjyshi si eksponent i monizmit, ata që e thonë kanë qenë shërbëtorët më të përulur të monizmit.
S’ka qenë zgjedhje tamam e imja, Edi Rama ka insistuar, më pëlqente shumë backstage i politikës, organizimi dhe gjithçka tjetër që lidhej me politikën. Politika me etikë dhe dinjitet mund të bëjë bashkë njerëz që kanë vizion.