Kjo ditëlindje e 51-të e gjen atë më të realizuar se ndonjëherë dhe me një karrierë politike vetëm në ngjitje. Kolegët socialistë nuk i kanë kursyer sot mesazhet e urimit për Belinda Ballukun, një ndër anëtaret e hershme të Partisë Socialiste dhe kontributore e saj në opozitë dhe qeveri.
Tetëmbëdhjetë vite nga aderimi i saj për herë të parë në këtë forcë politike, kur socialistët sapo kishin humbur pushtetin, Belinda Balluku është sot ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Zëvendës Kryeministre e Shqipërisë.
Edi Rama e bëri pjesë të kabinetit kur drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe në vitin 2019, në gjysmën e mandatit të dytë e afroi dhe në kabinet, duke i besuar një dikaster të rëndësishëm.
Rezultatet nuk munguan dhe në vitin 2022, Belinda Ballukut iu besua dhe posti i Zëvendës Kryeministres së Shqipërisë. Ajo mban njëherësh detyrën e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe postin e numrit dy të qeverisë shqiptare.
Një karrierë politike vetëm në ngjitje falë punës dhe meritës, aq sa kjo ditëlindje e 51-të e gjen Belinda Ballukun më të realizuar se kurrë më parë dhe me një peshë e respekt të madh në të gjitha strukturat e Partisë Socialiste.