Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Belinda Balluku e thotë troç: Prodhimi i energjisë ka kosto të lartë, nuk varet vetëm nga uji

Shkruar nga Newsbomb
Belinda Balluku e thotë troç: Prodhimi i energjisë ka kosto
Belinda Balluku

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka hedhur dritë mbi keqkuptimet që lidhen me burimet e prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri. Gjatë intervistës për Top Story, përballë analistëve, ajo theksoi se ideja se energjia vjen vetëm nga burimet ujore është një perceptim i gabuar.

"Ka një problem të madh në mënyrën si e shohim energjinë. Shumëkush mendon se energjia që vjen kur ndezim dritën varet vetëm nga uji, por kjo nuk është e vërtetë. Kostoja e prodhimit të saj është shumë e lartë dhe një pjesë të barrës financiare e mbulon KESH," tha Balluku.

Ajo vlerësoi gjithashtu punën e OSHEE-së, duke theksuar se kompania ka arritur të ulë humbjet dhe të rrisë nivelin e arkëtimeve, duke përmirësuar ndjeshëm performancën e sektorit energjetik.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese