Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Belind Këlliçi xhiro me jaht, Adriana Kalaja “xheloze”: Të na kishe marrë edhe ne

Shkruar nga Newsbomb
Belind Këlliçi xhiro me jaht, Adriana Kalaja “xheloze”:
Fotomontazh/ Belind Kellici ne jaht dhe Adriana Kalaja

Javën e kaluar nëpër media qarkulloi një foto ku shihej ish-deputeti demokrat, Belind Këlliçi, teksa bënte xhiro me jaht në jug të vendit.

Kjo foto u përhap gjerësisht nëpër portale dhe rrjetet sociale dhe për këtë arsye avokatja Adriana Kalaja, s’ka qëndruar pa e përmendur.

Gjatë protestës së opozitës këtë të enjte para ambienteve të Bashkisë së Tiranës, Kalaja me ironi iu drejtua mediave dhe kryebashkiakut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që të mos shohin jahtin e Këlliçit i cili ishte me qira.

Ndër të tjera, me nota humori Kalaja u shpreh: “E panë jahtin ku ishte hipur Belindi. Jam xheloze se Belindi duhet të na kishte ftuar edhe ne”.

"As në Ukrainë nuk janë vrarë 6 persona dhe shumë të plagosur. Bolino i cili e ka kamerën këtu për të na numëruar ne dhe jo për të treguar të vërtetën të shkojë te sheshi i teatrit i cili është zgjedhuar pasi aty nuk do të ndërtohet teatër por kulla.

Ai sheh jahtin e Belindit i cili ishte me qera dhe nuk sheh jahtin e Lilos i cili në fakt në të njëjtin jaht është dhe një përfaqësues i krimit është Fatmir Xhafa i cili shkatërroi sistemin e drejtësisë.

Ai nuk sheh dhe shtatë katet këtu 500 metra larg, nuk sheh dhe korrupsionin galopant që po ndodh çdo ditë në bashkinë e Tiranës. Ju nuk shqetësoheni për numrin e protestuesve por shqetësoheni për të vërtetat që thuhen këtu”, tha ndër të tjera ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese