Hapësire reklamuese

Politikë

Belind Këlliçi u kërkon votën shqiptarëve në SHBA: Do të sjellim ndryshimin në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Belind Këlliçi u kërkon votën shqiptarëve në
Belind Kellici me shqiptaret ne Bronx

Në një postim në rrjetin e tij social “Facebook”, drejtuesi politik i Partisë Demoktratike për Tiranën ka postuar pamje nga takimi i tij me shqiptarët e Diasporës. Takimin e tij Belind Këlliçi e ka bërë në Bronx, New York, ku shprehet se takimet ishin fantasktike, ndërsa shton se shqiptarët në diasporë janë mjaft të vendosur për të sjell ndryshimin në Shqipëri.

Ish deputeti shprehet se këto kujtime do të mbesin përherë në kujtesën e tij, teksa nuk nguron të falënderoj për regjistrimin e shqiptarëve të Diasporës për votimet që do të zhvillohen më 11 maj.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

“Takime fantastike dhe vendosmëri absolute e shqiptarëve të Bronx, Neë York, për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri . Takimet në Valbona Caffee dhe Astor Bar do të mbeten përherë në kujtesën time. Faleminderit të gjithë shqiptarëve të Amerikës që janë mobilizuar për tu regjistruar dhe për të votuar në 11 maj. Asgjë nuk është a pamundur kur jemi bashkë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese