Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Belind Këlliçi thirrje SPAK: Të hetohet Veliaj para se t'i shpëtojë drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
Belind Këlliçi thirrje SPAK: Të hetohet Veliaj para se t'i

Anëtari i kryesisë së Rithemelimit, Belind Këlliçi ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj ka pranuar grabitjen e 132 milionë eurove. Sipas tij, Veliaj hiqet si viktimë por në të vërtetë është koka e organizatës kriminale të aferës korruptive në Inceneratorin “fantazmë” të Tiranës.

“Erion Veliaj sot na hiqet si viktimë e organizatës së tij kriminale me drejtorët hajdutë, por në fakt ai është drejtuesi i saj. Ishte Erion Veliaj ai që mori kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut Tiranë, duke zhdukur në llogari offshore plot 132 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës”,- thotë Këllici në deklaratë.

Këlliçi i kujton kryebashkiakut se si në 2017 ai propagandonte Inceneratorin si një arritje në aspektin politik, e ndërsa tani i shmanget mbajtjes së përgjegjësisë për këtë aferë korruptive.

“Le ta kujtojmë dhe njëherë bashkë se si në shtator të vitit 2017, Veliaj rrihte gjoksin dhe merte plotësisht autorësinë dhe meritat për këtë aferë korruptive, thotë Këlliçi.

Anëtari i kryesisë, Belind Këlliçi i bën thirrje SPAK-ut që të vendosë nën hetim kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe ta përshpejtojë këtë proces, pasi mundësitë për ti shpëtuar drejtësisë ndërsa qëndron jashtë është shumë e lartë.

“Gjej sot rastin t’i kërkoj sërish SPAK-ut që të thërrasë dhe nisë hetimet ndaj pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj. Afera e Inceneratorit është grabitja korruptive më e dokumentuar me prova të pamohueshme, ndaj mos reagimi i deritanishëm i organit të akuzës dhe frika për të përmendur emrin e Erion Veliajt në dosje, janë tregues të qartë të kapjes dhe shtantazhit që Veliaj po ushtron mbi SPAK”, thotë Belind Këlliçi.

Në mbyllje të deklaratës, Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të dalin në protestë ditën e enjte për të kërkuar largimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

“Ndaj dhe për këtë arsye, ftoj sërish qytetarët dhe banorët e Tiranës, të dalin në protestë përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin urgjent nga detyra të Erion Veliajt dhe çuarjen e tij përpara drejtësisë”, tha Këlliçi në mbyllje të deklaratës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese