Hapësire reklamuese

Politikë

Belind Këlliçi thirrje: Nesër të gjithë para Bashkisë së Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Belind Këlliçi thirrje: Nesër të gjithë para
Foto nga protesta e javës së kaluar

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi u bën thirrje qytetarëve për të marrë pjesë nesër në protestën para Bashkisë së Tiranës.

Protesta do të zhvillohet nesër në orën 11.00, para Bashkisë së Tiranës, ndërsa është e dyta që mbahet para këtij institucioni.

“Nesër, e enjte, ora 11:00, sërish në protestë përpara Bashkisë Tiranë.  Të nxjerrim Erion Veliajn, kreun e organizatës kriminale 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, nga zyra që ka marë peng dhe e ka vjedhur me paratë e korrupsionit të tij”, shkruan Këlliçi.

Kujtojmë që kjo do të jetë protesta e dytë para bashkisë së Tiranës, pasi pak ditë më parë një tjetër protestë u mbajt nga Aleanca për mbojtjen e Teatrit, e ku pjesë u bë edhe opozita.

Protesta vjen pas masave të sigurisë të vendosura nga SPAK ndaj disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës për “shpërdorim detyre”, lidhur me dosjen “5D”.

Në protestë herën e kaluar ishte kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputeti demokrat Flamur Noka, ish-deputeti Klevis Balliu, kreu i këshilltarëve të Rithemelimit në Bashki, Ilir Alimehmeti dhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese